INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndahet përfundimisht nga Sara dhe arsyeja është Andi?! Atdheu HABIT me deklaratën: Më quante vëlla, por…

Ndahet përfundimisht nga Sara dhe arsyeja është Andi?! Atdheu HABIT me deklaratën: Më quante vëlla, por…

Publikuar më: 09:31 07-06-2021

Atdhe Xharavina ka konfirmuar ndarjen nga Sara Malaj. Në një postim në Instastory Atdheu shkruan se ai dhe Sara nuk janë më bashkë dhe flet për dikë të cilin dikur e quante vëlla e sipas tij ia ka punuar pas shpine. Menjëherë kanë nisur dyshimet se bëhet fjalë për Andin, pasi ai dhe Atdheu e quanin veten vëllezër dhe për më tepër pas ndarjes nga Sara, Andi e Atdheu nuk ndiqen më në rrjete sociale.

 “Sqarim për publikun se më kanë ardhur shumë mesazhe, ndjesë për vonesën, por kam pasur disa probleme personale siç e keni kuptuar edhe vetë ndarjen ta quajmë se ishim në njohje e sipër me Sarën. Po është e vërtetë. Faleminderit të gjithë ju që na keni mbështetur dhe vazhdoni të na mbështesni, mirënjohës për ju gjithë jetën. Gjithashtu me këtë do t’ju them që i kam vënë vizën disa personave që më quanin vëlla dhe ta punojnë prapa krahëve disa herë, por e kam bërë një sy qorr. Tani u mbush kupa. Respekt për të gjithë ju”, shkruan Atdheu.

-640-0-60bdccb98be6a.jpg

 

Ndërsa më pas, ai ka postuar edhe një listë me emrat që mban shoqëri akoma dhe se janë personat që do ketë respekt gjithmonë për ta.

“Ana Lleshi, Murat, Rinian Leka, Aristela Leka, Princi, Ledjana Prenga, Loco, Almed Kreku, Ana Kauri, Ervis Kurti, Cindi Loci, Jasmina Kadriu, Fation Kuqari, Shkëlqim Bega, Ervin Koxherri, Alesandro Mehmeti, Kristian Marcinaj, Erlind Kapllani, Arber Aruçi, Juli, Maris Lika, Gelian Rajku, Ani Xhafaj, Tea Trifoni, Sajmo Neziri, Melisa Lleshi, Andi Shehu, Anxhelo Mullaj, Elton Maksuti, Shqipe Hysenaj. Gëzohem që ju njoha, do ta keni respektin gjithmonë nga unë”, shkruan në një tjetër postim Atdheu.

 -640-0-60bdccb96bdbc.jpg

 

 

Ndërkohë Sara mbrëmjen e djeshme ka qenë në shoqërinë e Andit dhe vëllait të tij, ç’ka i shton më shumë dyshimet se Atdheu po flet për Andin në statusin e tij.

-640-0-60bdccba35d5d.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0040180683135986