INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndajeni mendjen tani! Thanë që Justin dhe Selena u ndanë prej mamit të këngëtares, flet për herë të parë ajo [FOTO]

Ndajeni mendjen tani! Thanë që Justin dhe Selena u ndanë prej mamit të këngëtares, flet për herë të parë ajo [FOTO]

Publikuar më: 18:04 30-03-2018

A janë ndarë Justin dhe Selena? Të vërtetën na e tregon mami i këngëtares

Thonë që disa dashuri nuk shuhen kurrë, por Selena dhe Justin na kanë bërë lëmsh me “ndarje-lidhjet” e tyre.  U dukën shumë të lumtur në krahët e njëri-tjetrit, por së fundmi është raportuar se Justin dhe Selena i kanë ndarë sërish rrugët, ama përkohësisht.

Ata kanë patur goxha kohë për të vlerësuar romancën e tyre, mirëpo nëse janë ndarë përfundimisht apo vetëm për pak kohë, do e mësojmë në ditët në vijim.  Është mësuar se shkaku i ndarjes është nëna e Selenës, Mandy Teefey dhe sipas një burimi të afërt me Selenën, ajo nuk e pëlqente Justin dhe nuk kishte besim te ai.

E! News mundi t`i merrte një intervistë të shkurtër Mandy-t dhe e pyeti rreth lidhjes së të bijës me këngëtarin. Përgjigja e saj ishte: “Ju duhet ta dini më mirë se unë, ne nuk kemi folur për këtë gjë”. Dhe pse gazetari u mundua të mësonte më shumë Mandy tha se nuk dinte asgjë.
Megjithëse në janar ajo u shpreh se Selena mund ta jetonte jetën e saj me kë dhe si të donte, kur e kuptoi sa serioze po bëheshin gjërat mes Selenës dhe Justin u shqetësua aq shumë saqë përfundoi në spital.

mamisel.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0042011737823486