Pak ditë më parë Presidenti Francez Emmanuel Macron ishte në Beograd ku kryefjala padyshim u përqëndrua në raportet mes Kosovës dhe Serbisë.
Shefi i Elysees bëri thirrje që të dyja palët të ulen në dialog e duke e cilësuar Kosovën pjesë të Europës.
Dhe ajo që vihet re se nëprofilin zyrtar në ‘Facebook’ të presidentit francez, Emmanuel Macron, video e fjalimit që mbajti në Beograd është përkthyer edhe në gjuhën shqipe.
“Duhet të ndërtojmë së bashku paqen mes Serbisë dhe Kosovës. Mesazhi im nga Beogradi”, shkruhet në gjuhën shqipe në përshkrimin e videos.