Sot është Dita Ndërkombëtare në kujtim të viktimave të aksidenteve rrugore.
Me mijëra persona humbin jetën çdo vit nga këto aksidente. Policia e Shtetit sot ka ndërmarrë një fushatë sensibilizimi, ndërsa punonjësit e rendit dhuruan gjak për të plagosurit në rrugë. Në orën 12:00 u kërkua që të ndalen automjetet për një minutë në shenjë respekti për ata që humbën jetën në aksidente. Ndërsa në disa akse rrugore policia ka menduar të tërheqë vëmendjen e drejtuesve të mjeteve që të respektojnë rregullat në qarkullim duke vendosur mjete të dëmtuara nga aksidentet.