INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndalimi i anijes në Libi, Ministria e Jashtme informon mbi gjendjen e 5 marinarëve shqiptar

Ndalimi i anijes në Libi, Ministria e Jashtme informon mbi gjendjen e 5 marinarëve shqiptar

Publikuar më: 14:00 18-09-2017

2 ditë nga ndalimi i anijes tregtare shqiptare në Libi, e cila në bord kishte 8 persona, mes tyre 5 shqiptar, Ministria për Europën dhe Punët e jashtme bën publike të dhënat mbi gjendjen e tyre. Ndërsa lajmëron se po punohet për riatdhesimin e tyre, ministria e jashtme bën të ditur se autoritetet shqiptare kanë pasur kontakt të drejtpërdrejtë me 5 marinarët.
Ministria e Jashtme:
“ 2 MEPJ vijon angazhimin maksimal për zgjidhjen e situatës së krijuar me 5 marinarët shqiptarë, pjesë e anijes tregtare “Envi 1”. MEPJ bën me dije se ka marrë kontakt me 5 shtetasit shqiptarë, të cilët kanë konfirmuar se janë mirë dhe nuk kanë pasur probleme apo rreziqe. MEPJ vijon të ndjekë me prioritet maksimal situatën dhe se po bën përpjekjet e saja që ekuipazhi të riatdhesohet sa më shpejt”.
Anija tregtare me pronar shqiptar u ndalua nga autoritetet në Libi dy ditë më parë, ndërsa ajo ishte nisur drejt Maltës. Autoritetet shqiptare kanë bërë të ditur se anija është nisur nga porti i Durrësit me 5 shtator, dhe në momentin e nisjes ajo ka qenë bosh, por autoritet e Libisë ndaluan anijen me akuzën e transportit të paligjshëm të mallrave.

Article Logic
Execution time: 0.0035672187805176