INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndalimi i filmave komunistë, përplaset Julian Deda me anëtarin e AMA-s! [FOTO]

Ndalimi i filmave komunistë, përplaset Julian Deda me anëtarin e AMA-s! [FOTO]

Publikuar më: 17:26 10-03-2017

Ishte një propozim që bëri shumë zhurmë ai i shkrimtarit dhe kreut të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, Agron Tufa.

Ai kërkoi “ndalimin e filmave të kohës së Enverit”, duke ndezur debatin online nëse duheshin dëbuar vërtetë apo jo këto vepra artistike. Ndër zërat e shumtë kundër, spikati edhe një që ishte pro, anëtari i AMA-s Erald Kapri. Më shumë se thjesht për mendimin që dha pro ndalimit të këtyre filmave për shkak të propagandës që përmbajnë, në deklaratën e tij bën zhurmë fakti që “si anëtar i Këshillit të Ankesave në AMA do të nisë hapa institucionale për ndalimin e plotë të tyre ose të shfaqjes në një orar të caktuar dhe në mënyrë të paralajmëruar”. Më pas Kapri, i “thirrur” nga një komentuese është bërë pjesë e një debati publik në faqen e Facebook të aktorit të humorit Julian Deda, i cili kishte shkruar një status duke u shprehur kundër propozimit.

replikatededes.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036318302154541