INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndalimi i filmave të komunizmit. Shpërthen Mevlan Shanaj: Idiotësi, e bëjnë për fonde

Ndalimi i filmave të komunizmit. Shpërthen Mevlan Shanaj: Idiotësi, e bëjnë për fonde

Publikuar më: 12:39 22-03-2017

Nisma për të ndaluar filmat e kohës së komunizmit për të mos i shfaqur në televizione ka hasur në kundërshtinë e artistëve të njohur, e ku shumë prej tyre janë pjesë aktorëve që i kanë luajtur ato. Një prej tyre është edhe Mevlan Shanaj, i cili ka kaluar më shumë se 45 vite jetë mes filmit dhe krijimtarisë artistike. Duke patur një ndjeshmëri të lartë për temën, Shanaj tregon se ka punuar me pasion duke dhënë më të mirën brenda kornizave ku është gjendur. Por arsyeja e vërtetë sipas Artistit të Popullit nuk ëhstë sqarimi i publikut por përfitimi i fondeve.
Mellan Shanaj:
“Bëni një sondazh për këtë temë dhe do shikoni se mbi 90 për qind janë pro filmave dhe që i duan shumë ata. Kështu që minoranca e cila ka hedhur idenë e di që është një shashkë për sigurim projektesh e fondesh. Mes tyre ka pasur shumë të paditur. Përgjigje të shkëlqyer ka dhënë Dom Gjergj Meta , ku thotë se :“Tragjedia është te ata persona që mbrojnë me fanatizëm ligësinë që gjendej brenda atyre filmave, ideologjinë poshtëruese dhe manipuluese të masave. Fjala censurë nuk ka vetëm një kuptim. Ka rrafshe semantike të shumëfishta. Censura, sa është e rrezikshme për lirinë e një populli, aq është e rëndësishme në ruajtjen e disa parametrave. Prandaj që do të isha i kujdesshëm ta përdorja vend e pa vend, e sidomos me inat dhe urrejtje, pasi mund të kthehet në bumerang. Në komunizëm, censura u përdor në mënyrë kriminale, dëmtuese e shëmtuese. Censura ishte fytyra e shëmtuar e sistemit komunist. Ne sot duhet të jemi të kujdesshëm. Liria është e çmuar e nuk fitohet e as nuk jepet me inat apo zemërim”. Jam dakord me këtë shpjegim të Dom Gjergjit.
Për Mevlan Shanaj në demokraci është e papranueshme censura, ndaj dhe nuk i ndruhet idesë se kinematografia e asaj periudhe do të zhduket.
Mellan Shanaj:
“Kush do ta zhdukë? Nuk mundet në sistem demokratik të krijohet një censure e re. Nuk ndodh kurrën e kurrës. Janë ide infantile mediokre ultrareaksionare. Nuk ka njerëz që mund ta bëjnë këtë gjë. Shoqëria shqiptare e flaku censurën dhe diktaturën në vitin 1991. Ndërsa veprat kanë gjykatës vetëm kohën. Koha përzgjedh nivelet dhe mediokritetin. Tashmë kjo gjë është arritur, çdo shashkë kthehet në bumerang”.

Article Logic
Execution time: 0.0041818618774414