INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndalimi i importit të makinave të vjetra, Veliaj mirënjohës ndaj Ramës: Vendim për mushkëritë e fëmijëve

Ndalimi i importit të makinave të vjetra, Veliaj mirënjohës ndaj Ramës: Vendim për mushkëritë e fëmijëve

Publikuar më: 16:09 03-11-2018

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përgëzoi qeverinë për marrjen e vendimit që ndalon importin e automjeteve më të vjetra sesa 10 vite. Sipas tij ky vendim është për mushkëritë e fëmijëve dhe të çdo banori që jeton në kryeqytet.
“Vendimi që mori Parlamenti për të ndaluar importin e makinave më të vjetra se 10 vite është ndoshta vendimi më i mirë që është marrë për mushkëritë e çdo fëmije, të çdo bebeje e të çdo njeriu që jeton në Tiranë. Sot i jam shumë mirënjohës Edi Ramës, qeverisë dhe 74 votave tona në Parlament, që mundësuan këtë vendim. Tirana, si përfituesja më e madhe me një milion banorë dhe 200 mijë makina, i jep fund importit të rraqeve të botës"-u shpreh Veliaj.
Këtë deklaratë Veliaj e bëri nga njësia 7, ku prezantoi “buxhetin 2019” për banorët e zonës. Ai tha se po shihet mundësia që dogana për mjetet elektrike të bëhet zero.
"Komisioni i Financave po konsideron që ti jap më shumë fuqi një transporti alternativ kryesisht autobusëve elektrikë edhe makinave elektrike. E kanë filluar shumë vende në botë. Ne jemi shumë afër kontratave që edhe Tirana të ketë autobusë elektrikë, duke e bërë zero doganën"-tha kryebashkikaku. 
Duke nisur nga data 2 dhjetor nuk lejohet më importi i makinave që kanë më shumë se 10 vjet që janë prodhuar. Ky është një vendim i marrë nga Këshilli i Ministrave që ka si qëllim që të minimizojë ndotjen e mjedisit që vjen si rezultat i makinave të përdorura dhe jashtë standardeve europiane.

Article Logic
Execution time: 0.0038130283355713