INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndalimi i telefonave, sociologu Tushi: Ja pse duhen hequr menjëherë, pasojat në shëndetin mendor e seksual [VIDEO]

Ndalimi i telefonave, sociologu Tushi: Ja pse duhen hequr menjëherë, pasojat në shëndetin mendor e seksual [VIDEO]

Publikuar më: 11:55 20-09-2018

Urdhëri i fundit i deklaruar nga Kryeministri Rama, që ka filluar të veprojë nga data 17 shtator 2018, i cili parashikon mos lejimin e celularëve nëpër shkollat parauniversitare është pritur me debate dhe mbështetje.

Sot me Flavion, në KafeIN, ishte i ftuar sociologui njohur Gëzim Tushi. Ai foli me mbështetje absolute për këtë vendim, pasi sipas tij, pasojat përdorimit të telefonave nga nxënësit kanë qënë të tmerrshme dhe shumëplanëshe.

Ai foli për shpërqëndrimin e madh, mes nxënësve si pasojë e smartphone-ve dhe mbi të gjitha ,në deformimin e mënyrës së socializimit.

I ngacmuar nga Flavio Qarri, nëse ka pasur pasoja në shëndetin seksual të të rinjve, Gëzim Tushi deklaroi se: ka pasur dhe ka shumë më shumë se ç’mund të mendohet.

Ai deklaroi se keqinformimi, ndryshimi dhe mbi të gjitha rënia e nivelit të virilitetit, lidhet direkt me tejpërdorimin e celularëve inteligjentë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038988590240479