INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndalimi i udhëtarëve myslimanë, Gjykata Supreme mbështet Trump

Ndalimi i udhëtarëve myslimanë, Gjykata Supreme mbështet Trump

Publikuar më: 17:28 26-06-2018

Gjykata e Lartë në SHBA ka vendosur në favor të vendimit të administratës Trump për të ndaluar udhëtimin e njerëzve nga disa vende me shumicë myslimane drejt SHBA-ve.

Gjykatat më të ulëta e kishin konsideruar ndalimin jokushtetues, por gjykata e lartë amerikane e ka kthyer këtë vendim.

Sipas vendimit ndalohet të hyjnë në SHBA shumica e njerëzve nga Irani, Libia, Somalia, Siria dhe Jemeni.

Ky vendim është kritikuar nga grupet e refugjatëve dhe të drejtave të njeriut, por shefi i Drejtësisë John Roberts tha se ndalimi i udhëtimit ishte “brenda kuadrit të autoritetit presidencial”.

Pak minuta pasi Gjykata e Lartë bëri të ditur vendimin e saj, Presidenti Donald Trump ndau lajmin nga llogaria e tij në Twitter.

Article Logic
Execution time: 0.0043239593505859