Pra Oriola nuk është edhe aq “savage” sa duket?
Sot ajo është një ndër modelet më të komentuara për format e saj fizike si dhe bukurinë, ndërsa herë pas here provokon me foto të nxehta. Oriola Marashi u është kthyer sërish postimeve të saj seksi dhe si gjithmonë mjaft e vetëdijshme për hiret e saj.
Oriola ka pozuar veshur me një fustan që i rri pas trupit dhe i nxjerr në pah anën e saj më të mirë.
‘Shala ime më e gjatë se karriera jote’ ka shkruar Marashi në foton e saj, ku nuk mund të mungonin komentet pozitive por edhe negative sigurisht. Një komentuese i ka shkruar asaj se nuk është edhe aq humoriste, pasi përshkrimet për fotot ia tregon Xubi. Me siguri e njihni të gjithë Xubin, i cili është pjesë e stafit të “Xing me Ermalin” dhe që shpesh herë bën statuse e postime për të qeshur.
Komenti i fanses ka marrë shumë pëlqime në Instagram, ku shumë të tjerë i janë bashkuar mendimit të saj. Pra pas përshkrimeve “SAVAGE” të Oriolës, qëndron Xubi? Sa do na pëlqente të kishte reaguar vetë Oriola.