Një çift nga Elbasani është ndaluar nga policia, pas denoncimit të bërë nga ish-bashkëshortja e tij, e cila pretendon se çifti ka kryer marrëdhënie seksuale në sy të fëmijës së mitur.
Ata janë B.S. 39 vjeç dhe O.S. 41 vjeçe, banues në këtë qytet. Sipas njoftimit të policisë, më datë 7 gusht, çifti ka kryer marrëdhënie seksuale në sy të fëmijës së mitur. Të njëjtat burime thanë se denoncimi ka ardhur nga ish-bashkëshortja e B.S. Materialet i kaluan prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Nenet 100/1, 108/2/3 dhe 25 të Kodit Penal.