INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndalohen në shkollë dy përrallat epike, përmbajnë elemente seksiste

Ndalohen në shkollë dy përrallat epike, përmbajnë elemente seksiste

Publikuar më: 11:06 12-04-2019

Një shkollë fillore në Barcelonë ka ndaluar librat me përralla për fëmijë “Kësulkuqen” dhe “Bukuroshen e Fjetur” pasi konsiderohen se përmbajnë elementë seksistë. Nga biblioteka e shkollës janë larguar të gjitha librat që përmbajnë këto përralla me të cilat janë rritur breza të tërë.

Hapi i ardhshëm do të jetë ringjallja e tregimeve për fëmijët por me një projekt për të arritur barazinë gjinore në shkolla.

Komisioni në shkollë shpjegoi se 60% e titujve të ekzaminuar përfaqësonin steriotipe të gjinive.

Dhe në bibliotekën e shkollës janë mbajtur vetëm pak libra.

Zgjedhja e kujdesshme u krye në bazë të roleve të karaktereve kryesore dhe sekondare dhe aktiviteteve të kryera.

Ajo që është vënë re nga analiza është se shpesh protagonisti mashkull është një hero trim që shpëton princeshën e pafuqishme (ose të paktën një subjekt femëror).

Vendimi pa dyshim nxiti polemika. Megjithatë, edhe shkollat e tjera kanë vendosur tashmë të ndjekin shembullin e shkollës në Barcelonë .

"Shoqëria po ndryshon dhe është më e ndjeshme ndaj çështjeve gjinore, por ky ndryshim nuk është reflektuar në tregimet. Diskriminimi ka të bëjë edhe me libra për të mësuar alfabetin ose ngjyrat," thotë Anna Tutzo, një nga nënat që bënte pjesë në komisionin e shkollës.

Article Logic
Execution time: 0.0024309158325195