INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndalohet biznesmeni, që i dha ryshfet oficerit të policisë gjyqësore

Ndalohet biznesmeni, që i dha ryshfet oficerit të policisë gjyqësore

Publikuar më: 09:08 17-10-2016

Biznesmeni Gani Manollarin, që i dha ryshfet 18 mijë euro oficerit të Policisë Gjyqësore Fatos Lushës është ndaluar nga policia.

Eurot sipas pamjeve filmike të emisonit Stop Lusha i donte për Prokurorin Ardian Braho, për të zhbllokuar një shumë të madhë parash biznesmenit.
Biznesmeni Manollari u ndalua në aeroportin e Rinasit rreth orës 01:00 pas mesnate. Ai ishte duke u kthyer nga Italia, dhe sapo zbriti në aeroport iu konfirmua masa e ndalimit e shoqërimit nga policia.
41-vjeçari Gani Manollari nuk kishte ndonjë aktivitet tregtar në Shqipëri, dhe për pasojë janë ngritur dyshime të forta se sasia e eurove e mbëritur nga Franca, ishte krijuar nëpërmjet aktivitetit kriminal. Nisur nga këto dyshime, fillimisht ka qënë prokurori Armand Gurakuqi që në shtator të 2014 i është drejtuar gjykatës duke kërkuar sekuestrimin e shumës prej 175 mijë e 500 euro e cila ishte e ndarë në tre llogari bankare.

Më konkretisht në 150 mijë euro, në 15 mijë e 500 euro dhe në 10 mijë euro. Por me këtë vendim sekuestro nuk është pajtuar Gani Manollari, i cili i është drejtuar me një kërkesë gjykatës së Tiranës, duke kërkuar heqjen e sekuestros për tre llogaritë bankare të bllokuara.

“Shqiptarja.com” zbuloi se në datën 12 janar 2015 gjyqtarja e çështjes Migena Laska ka vendosur të pranojë pjesërisht kërkesën e Manollarit, duke liruar dy llogari bankare atë me 15 mijë e 500 euro dhe atë me 10 mijë euro. Ndërsa llogarinë tjetër prej 150 mijë euro, ka refuzuar ta lirojë, duke e lënë nën sekuestro. Pas kësaj Manollari ka vijuar të kërkojë lirimin e 150 mijë eurove në gjykatën e Apelin, ndërkohë që prokurori Gurakuqi është zëvendësuar në këtë çështje nga Ardian Braho. Ky i funidt ka vijuar hetimet duke dërguar dy letërporosi në Francë dhe Itali, pasi pikërisht në këto dy shtete i proceduari Gani Manollari gjatë marjes në pyetje kishte deklaruar se kishte biznese ndërtimi.

Article Logic
Execution time: 0.0034239292144775