INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndalohet duhani në hapësirat e gjelbra, sa do të gjobiteni…

Ndalohet duhani në hapësirat e gjelbra, sa do të gjobiteni…

Publikuar më: 10:13 03-06-2019

Masa shtrënguese ndaj pirjes së duhanit në Paris, është vendimi i fundit i bashkisë.

Konsumimi i duhanit do të ndalohet në 52 parqe, kopshte dhe hapësira të gjelbra në kryeqytet. Në rast kundërvajtjeje shkelësit do të penalizohen me një gjobë prej 38 eurosh.

Masa aktuale ka të bëjë me 10% të sipërfaqeve të gjelbra të Parisit dhe do të hyjë në fuqi më 8 qershor, edhe pse gjatë muajve të parë agjentët do të tregojnë elasticitet maksimal ndaj atyre që do të verifikohen duke pirë një cigare, në atë që konsiderohet periudha e parë e ndërgjegjësimit publik.

Në Francë, deri më sot, vetëm bashkia e Strasburgut kishte miratuar një masë të ngjashme.

Article Logic
Execution time: 0.003568172454834