INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Ndalohet eksporti i fildishit. BE merr vendim për të mbrojtur elefantët nga vrasjet [Video]

Publikuar më: 17:19 23-02-2017

BE-ja është e vendosur të ndalojë eksportet e fildishit, si masë për mbrojtjen e elefantëve të cilët po vriten në masë për të tregtuar dhëmbët e tyre. Unioni ka marrë vendimin për të mos lejuar eksportin e fildishit  nga data 1 korrik, për të luftuar tregtinë e paligjshme. Viti 2016 shënoi rekord të konfiskimeve të fildishit, në  të gjithë kontinentin Europian. Një projekt-dokument, udhëzues i BE-së i sigurur nga  The Guardian tregon se korriku mund të jetë koha për ndalimin e eksportit të fildishit për "tu siguruar që mallrat dhe produktet me origjinë ligjore mos të jenë të përziera me fildish të paligjshëm". Edhe pse tregtia ndërkombëtare e fildishit ka qenë e ndaluar në masë të madhe që nga viti 1990, shitësit evropiane janë lejuar me ligj për të eksportuar këtë produkt të  siguruar para kësaj date. Bëhet fjalë për materiale apo produkte me përbërje apo pluhur të fildishtë, si dhe punimet me gdhendje dhe lustrim.  Sipas The Guardian “trafikantët kanë gjetur mënyra për të depërtuar në këtë treg ligjor, duke përdorur certifikata tregtare të BE-së, që falsifikohen për të kaluar fildishin duke e modifikuar si prodhim të ligjshëm. Këto dokumente mund të shërbejnë si bazë për aplikimet për të marrë certifikatë rieksporti të produktitit  nga Evropa drejt vendeve aziatike të Lindjes  veçanërisht Kinës dhe Hong Kongut. Europa shet më shumë Fildish të papërpunuar dhe të gdhendur se çdo kontinent tjetër i botës, për të ushqyer oreksin e pangopur të këtyre vendeve për produktin e marr nga elefantët.

Article Logic
Execution time: 0.0032579898834229