Duket se Vettingu po troket në dyert e gjyqtarëve. Rreth 30 milionë lekë të reja iu gjetën mbrëmë në banesë gjyqtarit Shkëlqim Miri.
Pas kontrollit të banesës gjyqtari u ndalua nga policia dhe po mbahet në qeli.
Ndërkohë pritet të vendoset nëse do të jepet autorizim për arrestimin e gjyqtarit Miri apo jo.
Miri është gjyqtar i Gjykatës së Apelit në Tiranë dhe ish-anëtar i KLD-së.
Vendimi për kontrollin e banesës së gjyqtarit është dhënë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.