INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndalohet me ligj teknologjia e njohjes së fytyrës, ja përse…

Ndalohet me ligj teknologjia e njohjes së fytyrës, ja përse…

Publikuar më: 11:11 15-05-2019

Ligjvënësit në San Francisco kanë votuar pro ndalimit të njohjes së fytyrës, duke u bërë kështu qyteti i parë amerikan që vepron në këtë mënyrë. Ligji kaloi me 8 vota pro dhe 1 kundër, ndërsa dy administratorë abstenuan. Masa pritet të hyjë në fuqi pas një votimi të dytë javën e ardhshme.

Teknologjia e njohje së fytyrës nuk do të lejohet të përdoret nga agjencitë lokale, si për shembull autoritetet e transportit publik apo ato ligjzbatuese.

Kundërshtarët e kësaj mase thonë se do të rrezikohet siguria e njerëzve, sikurse do të pengohen policët për të identifikuar kriminelët.

Ndërkohë, ata që janë në favor thonë se teknologjia, kështu siç ekziston sot përfaqëson një shkelje të panevojshme të privatësisë dhe lirive të njeriut.

Kush e kundërshton njohjen e fytyrës argumenton se sistemi në fjalë është pronë e gabimeve, veçanërisht kur bëhet fjalë për gratë apo njerëzit me ngjyrë.

Article Logic
Execution time: 0.0042550563812256