INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndalohet nga policia, deputetja e PD: Shko mblidh hashashin [VIDEO]

Ndalohet nga policia, deputetja e PD: Shko mblidh hashashin [VIDEO]

Publikuar më: 20:46 12-08-2016

Deputetja e Partisë Demokratike, Albina Deda, është ndaluar nga disa efektivë të policisë rrugore, por duket se biseda me ta ka dalë paksa jashtë kontrollit.

Në pjesën e videos Deda dëgjohet duke i thënë efektivit të policisë “Shko mblidh hashashin, kaq po të them”. Ajo ka qenë duke udhëtuar me bashkëshortin dhe fëmijët e saj ndërsa shkaqet e ndalimit të automjetit të tyre nga policia janë të paqarta.

Deputetja e PD-së, Albina Deda, pretendon se është ndaluar për 30 minuta nga policia për shkak se po udhëtonte pas një eskorte. 

“Ky "i shkreti" nuk ka faji.. Ka urdhër.. nga shefi..!  Nuk e bën për gjë thotë: Po me heqin nga puna. Shikoni videon. Pasi jemi bllokuar per 30 minuta në rrugë pa asnjë arsye apo shkelje të rregullave të qarkullimit. Se dija se më paskan frikë edhe kur janë me eskortë”, shkruan ajo.

Article Logic
Execution time: 0.0035109519958496