Policia kufitare e Durrësit ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme lënde narkotike në portin e qytetit bregdetar.
Mësohet se 4 kg heroinë ishte fshehur në një kamion të ngarkuar me konfeksione, që kishte për destinacion Italinë.
Gjatë kontrollit nga policia kufitare me qenë antidrogë është bërë e mundur gjetja e çantës me heroinë, të cilën e mbante drejtuesi i kamionit. Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit dhe po e merr në pyetje.
Bëhet e ditur se operacioni i policisë për ndalimin e këtij rasti trafiku të lëndëve narkotike është ende në zhvillim.