INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndaloni gjithçka, Celine Dion tani me një linjë veshjesh [FOTO]

Ndaloni gjithçka, Celine Dion tani me një linjë veshjesh [FOTO]

Publikuar më: 12:40 13-06-2016

Celine Dion ka vendosur  të sjellë linjën e një game të gjerë produktesh, që nga veshje, aksesorë, produkte bukurie dhe pajisje për shtëpinë.

“Pas muzikës, performancave, turneve dhe zhurmës nëpër media sociale, linja e produkteve në emrin e saj që ka të bëjnë me stilin e jetesës, është thjesht një shtojcë e natyrshme për Celinën në këtë pikë të karrierës së saj” thotë përfaqësuesja  e kompanisë Epic Rights, me të cilën Celinë do të jetë partnere në këtë biznes.

Ajo shton se të gjitha do të jenë sipas këndvështrimit të këngëtares. Linja nuk ka ende një emër. Atë e quajnë “Celine Dion” tani për tani dhe produktet do të nisin të shpërndahen në vjeshtë, duke nisur me veshje aktive, aksesorë, syze, produkte bukurie dhe udhëtimi.

Më pas do të prezantohen edhe produkte të tjera, brenda 3 viteve të ardhshme. Kjo do të thotë që herën tjetër kur të dëgjoni me zë të lartë baladat e Celine Dion në shtëpi, do ta përjetoni të plotë eksperiencën e “All by myself”.

Article Logic
Execution time: 0.0035979747772217