INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndaloni gjithçka! Flori mund ta mohojë sa të dojë, por sapo zbuluam detajin që tregon se kënga PLAS është për Elvanën! [VIDEO]

Ndaloni gjithçka! Flori mund ta mohojë sa të dojë, por sapo zbuluam detajin që tregon se kënga PLAS është për Elvanën! [VIDEO]

Publikuar më: 21:33 03-12-2018

Edhe ju u fiksuat me këngën e Florit? 

Flori Mumajesi është rikthyer këtë vit në "Kënga Magjike" në edicionin e 20-të, me këngën "Plas". Projekti mban tërësisht vulën e Florit që nga muzika deri tek teksti i ndjerë.

”Plas” flet për një dashuri të madhe që është e pamundur të ekzistojë më. Një ndërthurje e bukur midis mallit, nostalgjisë për kohët e bukura, mesazhit se dashuria e fortë ndjehet në shpirt dhe premtimit të dhimbshëm se dy të dashuruarit nuk kanë “me u pa më bashkë”.

Kënga po bën xhiron e rrjetit dhe fansat e shohin Florin se një ndër pretendentët kryesorë për fitimin e këtij edicioni të “Kënga Magjike”. Sigurisht që të gjithë fansave u shkoi mendja se kjo këngë është për Elvanën. Flori e mohoi indirekt, mirëpo ne e zbuluam në vargje se i dedikohet Elvanës, në mos kënga, të paktën vargu.

Nëse ju kujtohet, kur Elvana ishte e ftuar te emisioni i Ermalit, kur u pyet për shkëputjen nga Mumajesi dhe “Threedots” Gjata tha se është formuar artistikisht prej tij dhe për këtë është mirënjohëse.

“Gjithçka që ndjej është mirënjohje dhe do të jetë mirënjohje që nuk do të ndryshojë asnjëherë. Unë jam rritur dhe formuar artistikisht prej tij dhe nuk do ta ekzagjeroja aspak nëse do të thoja se ne të dy për kaq vite sa kemi punuar kemi bërë revolucion në muzikën shqiptare, në performacë dhe këngë. Unë nuk flas asnjëherë dhe njerëzit shqetësohen shumë për këtë gjë, unë nuk i harroj rrënjët por më duhet të ndjek dritën tani”, tha këngëtarja.

Po çfarë thotë Flori në këngën e re “Plas”?

Meqë Elvana tha se ndjen mirënjohje e cila s’do të ndryshojë kurrë, Flori shprehet me anë të “Plas”:

E ke mirenjohjen time perjetesisht

Mesova une te ndjej, njesoj si ti

Kam jetuar, kok e kemb dashuruar

Akull shpirti im sot

Se nuk te kam dot”

vvzgst.jpg

 

Flori di si t’i shprehë ndjenjat me vargje!/intv.al

 

Article Logic
Execution time: 0.0033938884735107