INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndarja e bujshme nga Era Istrefi, Faton Shoshi e pranon hapur: ‘Unë kam limite...’[FOTO]

Ndarja e bujshme nga Era Istrefi, Faton Shoshi e pranon hapur: ‘Unë kam limite...’[FOTO]

Publikuar më: 18:21 06-05-2018

Ishte një nga ndarjet më të bujshme në botën e showbizz-it por edhe pse tashmë u bë goxha kohë që Era Istrefi dhe ish-menaxheri i saj Faton Shoshi janë larg njeri-tjetrit ende përflitet për shkaqet që çuan në një vendim të tillë.

Ndryshe nga Era e cila nuk është prononcuar asnjëherë për këtë ngjarje në publik, ka qenë Faton Shoshi i cili i ftuar në “Jo vetëm modë”, ka treguar më shumë për arsyet që çuan në ndarjen me yllin e muzikës.

Ish-menaxheri i Era Istrefi është është shprehur se ai është tolerant duke mos i kaluar limitet duke na lënë të kuptojmë kështu që ndoshta Era e ka “shkeluar paksa kufirin”.

“Unë nuk toleroj, kam limitet e mia. Mund të toleroj dhe unë deri në një limit, por i kam disa stope. Nuk kemi pasur kontratë jetësore, mund të jem mirë, por kur nuk ka energji të mirë, nuk vazhdoj as unë, as ajo. Secili vazhdon punën e vet dhe nuk e marr atë se me një person punoj dhe duhet të jem gjithë jetën e gjatë me të me punë. Unë i dëshiroj sukses Erës, të keqen nuk ia uroj askujt. Nuk besoj që ka koncerte të këqija Era”,-u shpreh Faton Shoshi.

rgt_w34.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0018589496612549