INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndarja e Kosovës/ Haradinaj: Thaçi e Rama porosinë e qartë do ta marrin pas...

Ndarja e Kosovës/ Haradinaj: Thaçi e Rama porosinë e qartë do ta marrin pas...

Publikuar më: 16:28 01-10-2018

Fjalë të rënda kanë shpërthyer gjatë vizitës në Nju Jork, ndërmjet Hashim Thaçit dhe Ramush Haradinajt, ku një delegacion i shtetit ka qëndruar gjatë javës që shkoi. Tema e ndarjes së Kosovës, për të cilën dy liderët deri tani kanë pasur qëndrime të ndryshme, ka acaruar situatën.
Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë fjalë të ashpra ndaj Hashim Thaçit dhe Edi Ramës shkruan ‘’Express’’, për shkak të përfshirjes në çështjen e shkëmbimit të territoreve bashkë me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç.
Shkëmbimi i fjalëve të rënda, ka ndodhur në prani të Behgjet Pacollit, zv.Kryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm të Kosovës. Madje, mësohet se Haradinaj ka thënë se Thaçi e Rama porosinë e qartë do ta marrin pas kthimit në Kosovë. Me t’u kthyer në Kosovë, Ramush Haradinaj ka thënë se porosia nga SHBA është që kufijtë nuk preken, ndërkohë që ka thënë se Kosova “e ka bekimin e SHBA’së për ushtrinë”.
Pas kthimit nga SHBA Thaçi e ka ndryshuar retorikën duke kundërshtuar ndarjen e vendit duke hedhur poshtë shkëmbimin e territoreve dhe kompetencat ekzekutive për Asociacionin. Ai madje ka bërë edhe një spektakël duke shkuar në Veri me njësi speciale, një pjesë e vendit të cilën ishte gati ta tregtonte me Beogradin shkruan gazeta kosovare. As kjo vizitë e Thaçit nuk ka kaluar lehtë. Haradinaj pas kthimit nga SHBA tha se në Veri shkon pa media. Por Thaçi në një konferencë për mediat dje, duke dashur të aludojë qartë te raportet e Haradinajt me Milan Radojçiçin bosin e Veriut që u bë zyrtar i Lista Srpska, tha se ai shkon atje vetëm në mënyrë transparante.

Article Logic
Execution time: 0.0035009384155273