Pak orë më parë mediat e huaja shpërndanë me shpejtësi lajmin e ndarjes së Miley Cyrus dhe Liam Hemsëorth.
Çifti vendosi t’i japi fund lidhjes 9 vjeçare dhe martesës prej 8 muajsh, për t’u fokusuar tek karriera personale e gjithsecilit.
Vetëm pak orë pas publikimit të lajmit, aktorja dhe këngëtarja Miley është fotografuar duke u puthur në një yaht me një vajzë.
Bëhet fjalë për Kaitlynn Carter me të cilën Miley është parë në Liqenin Como duke u përkëdhelur, puthur e përqafuar duke na lënë të kuptojmë qartazi se mes dyshes së vajzave mund të ketë diçka më shumë se miqësi!
Të jetë Kaitlynn arsyeja e ndarjes së Miley dhe Liam?!
Këtë ende nuk dimë ta themi, por me siguri mediat e huaj do merren gjatë e gjerë me këtë ‘çështje’ e përgjigja me siguri nuk do të vonojë.