INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndarja e saj nga STRESI bëri bujë, e ëma e reperit ka dy fjalë për Keisin publikisht! [FOTO]

Ndarja e saj nga STRESI bëri bujë, e ëma e reperit ka dy fjalë për Keisin publikisht! [FOTO]

Publikuar më: 18:32 21-10-2019

Që në momentin që u bë publike lidhja e saj me reperin, Stresi, Keisi u kthye në një nga femrat më të komentuara në showbiz-in shqiptar. Ajo ka mijëra ndjekës në “Instagram”, aty ku ndan foto e video nga përditshmëria e saj. Së fundmi, Keisi ka publikuar një foto të saj ku krahas saj shkruan: “Uh la la, unë sirenë për kët’ shark ✨? #lyricquotes #mycalvinsjb”.

Por ajo që bie në sy te ky postim është komenti që i ka bërë nëna e Stresit, e cila i shkruan: “Bukur Kejsiiiiiiii”. “Mimiii imeee ️”, i përgjigjet ish-partnerja e reperit.

UHLALA.jpg

 

Pavarësisht se marrëdhënia e tyre ka marrë fund, Keisi ka zbuluar se ka një marrëdhënie të mirë me prindërit e tij. Pak ditë më parë, ajo nuk nguroi që ta uronte publikisht ish-vjehrrën me rastin e ditëlindjes.

 

Article Logic
Execution time: 0.0042660236358643