Prej më shumë se dy javë përflitet se Lori Hoxha i ka dhënë fund lidhjes 6 vjeçare me bukuroshin Vis Bajraktari. Edhe pse asnjë prej tyre nuk e ka konfirmuar këtë lajm, fakti që nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram dhe postimet me “kunja” kanë bërë që të shpërthejnë thashethemet.
I fundit ishte postimi i Visit në Snapchat ku publikoi një video më këngën “Creep on me”, por Lori ka vijuar me postimet dhe duken shumë kuptimplotë. Ajo ka publikuar dy foto nga Londra ku në njërën thotë “Nuk jam për të gjithë dhe në tjetrën “Mezi jam për vete”.
Çfarë ka dashur të thotë Lori me këtë?