Ndarja nga jeta në mënyrë të papritur e gazetares Adelelajda Xhamani tronditi këtë të dielë opinionin publik shqiptar.
Në një njoftim për mediat policia e Tiranës sqaron atë çka ndodhi në orët e para të mëngjesit.
Blutë sqarojnë se 31-vjeçarja u gjet e vdekur në banesën e saj në rrugën e Thesarit, ku Adelajda jetonte e vetme
Po ashtu sqarohet se në trupin e gazetares nuk janë gjetur shenja dhune dhe se ajo vuante nga epilepsia. Por më tej pritet edhe ekspertiza e mjekut ligjor.