INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndarja nga jeta e Kiço Blushit/ Politikanët shqiptarë bëhen bashkë

Ndarja nga jeta e Kiço Blushit/ Politikanët shqiptarë bëhen bashkë

Publikuar më: 12:11 09-02-2019

Mbrëmjen e djeshme është ndarë nga jetë, shkrimatri njohuri Kiço Blushi, babai i Ben Blushit.

Të shumtë kanë qenë figurat, politike dhe jo vetëm që kanë reaguar duke e kujtuar shkrimtarin me të drejtë si njeri të madh.

Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushullimet e tij për ndarjen nga jeta të shkrimtarit.

Postimin e ka ndarë në rrjetet sociale, ku shkruan se ai ishte një ndër ata personazhe të jetës artistike, letrare e shoqërore po ashtu, që dinë të qëndrojnë drejt edhe kur fryjnë erëra të forta përballë.

“Kiço Blushi ishte një ndër ata personazhe të jetës artistike, letrare e shoqërore po ashtu, që dinë të qëndrojnë drejt edhe kur fryjnë erëra të forta përballë, po edhe kur erërat që të çojnë artificialisht përpara të kërrusin sidoqoftë. Sqimatar dhe ironik, Kiçua do të më kujtohet gjithnjë me atë gjysmëqeshjen e tij dhe thikën e mprehtë të gjykimeve pa gajle, për këdo e gjithkënd. I paharruar qoftë kujtimi yt i dashur mik!”-shkruan Rama në postimin e tij.

Gjithashtu edhe ish kryeministri Sali Berisha ka shprehur ngushullimet e tij, me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale.

“Ndahet nga jeta shkrimtari dhe publicisti i njohur Kiço Blushi!

Te dashur miq, letrat e vendit humben njerin prej personaliteteve te shquara te tyre, shkrimtarin, publicistin, skenaristin e njohur Kiço Blushi.

Ne veprimtarine e tij krijuese gjate diktatures komuniste ai beri perpjekje serioze per tu shkeputur nga rryma e antivlerave te realizmit socialist.

Kiço Blushi ishte gjithashtu qe ne fillimet e pluralizmit nje personalitet ne jeten politike, i angazhuar ne radhet e te majtes se vendit si deputet i saj ne disa legjislatura por edhe ne detyra te tjera.

Me kete rast shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes, miqve dhe te afermve dhe lutem Zotit qe shpirti i tij te gjej paqen e merituar! Sb”- ka shkruar Sali Berisha.

Gjithashtu edhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, ka zgjedhur rrjetet sociale për të shprehur ngushullimet e tij.

“Kiço Blushi ishte shkrimtari dhe intelektuali i angazhuar për një Shqipëri më të mirë dhe për të ndryshuar jetët e të gjithëve. Krijimtaria e shkrimtarit dhe artistit Kiço Blushit është shndërruar në pasuri të jetës së brezave të shqiptarëve. Kiço Blushi ishte deputeti dhe kolegu ynë në kohë të vështira dhe i dha fisnikëri Kuvendit të Shqipërisë. Kiço Blushi ishte miku i të gjithëve dhe do na mungojë të gjithëve,”- ka shkruar Gramoz Ruçi.

Article Logic
Execution time: 0.0034160614013672