Ishte vetëm 26-vjeç dhe një mbidozë e substancave narkotike i mori jetën reperit të famshëm Mac Miller ashtu siç raportuan mediet ndërkombëtare.
Ndonëse shumë Vip-a janë sensibilizuar duke shprehur mesazhet e tyre ngushëlluese në publik Bella Hadid ka shprehur një mesazh vërtet prekës me një foto të reperit të postuar në Instagram.
“Mbaj mend që mundohesha të kujtoja çdo rresht të “Kids” ditën që u publikua. Nuk kishte një ditë që të mos më sillte buzëqeshje në fytyrë. Ike shumë shpejt, sinqerisht që nuk mund ta besoj këtë. Prehu në paqe Mac Miller.”, shkruan Bella Hadid në foton e postuar në Instagram./intv.al/