Të gjithë i njohim si një ndër çiftet më të bukur dhe më të përfolur të showbizit në mbarë botën. Dua Lipa është një këngëtare me famë botërore, me një karrierë shumë të suksesshme në muzikë dhe jo më kot numëron një numër të madh çmimesh të fituara.
Prej shumë vitesh ajo është e lidhur me shefin e kuzhinës së njohur në Londër, Isaac Carew.
Si duket diçka nuk shkon me çiftin Dua Lipa-Isaak Carew.
Ky i fundit jo vetëm që nuk e ndjek më këngëtaren në Instagram, por nuk i ka bërë like as fotot e fundit dhe fansat e saj janë bërë merak. Herën e fundit që shefi i njohur i kuzhinës nuk e ndiqte Duan në rrjetin social, ishte kur u ndanë.
Çuditërisht Dua e ndjek dhe ka çdo foto me partnerin e saj në Instagram. Nuk e dimë nëse kjo gjë mund të përkthehet në ndarje për çiftin e famshëm, të cilët u shfaqen për herë të fundit bashkë në publik në tapetin e kuq të Met Gala.
Megjithatë, për të mos na i shuar të gjitha shpresat, Isaac i ka fotot me Duan që bënë bashkë në tapetin e kuq dhe kjo na jep një fije shprese se marrëdhënia e tyre mund të jetë në rregull.
Lajmi është bëri i ditur edhe nga media botërore si The Sun apo Daily Mail e shumë të tjera. Burime për The Sun tregojnë se Dua ka qenë shumë e zënë me punë dhe një ndër arsyet mund të jetë kjo.