Xhesika Ndoj është një nga këngëtaret më provokative në tregun muzikor shqiptar.
Mediat gjithmonë kanë qenë të interesuara për jetën e saj personale dhe këngëtarja përflitej kohët e fundit për një lidhje me milionerin nga Zvicra, emrin e të cilit nuk e dinim.
Mirëpo lidhja e Xhesikës me të duket se ka përfunduar dhe kjo është arsyeja pse së fundmi nuk i kemi parë më bashkë.
Këtë e ka konfirmuar vetë këngëtarja në postimin e fundit në Instastory ku ditën e Shën Valentinit ka shkruar "Gëzuar për ne beqarët".
Kujtojmë që Xhesika vazhdon të jetë aktive në muzikë me videoklipe të reja.