INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndarje, tradhti, flirtime! Ja ç’parashikon Paolo Fox për të gjitha shenjat e HOROSKOPIT gjatë muajit të dashurisë

Ndarje, tradhti, flirtime! Ja ç’parashikon Paolo Fox për të gjitha shenjat e HOROSKOPIT gjatë muajit të dashurisë

Publikuar më: 14:00 12-02-2019

DASHI/ Në aspektin e ndjenjave, shkurti do të jetë një periudhë meditimi. Kjo nuk do të thotë se marrëdhëniet në çift do të përfundojnë apo do të hasin vështirësi të pakapërcyeshme, por që ju vetë do të përpiqeni të përcaktoni rolin tua. Fundjava 8-10 shkurt paraqitet interesante për ata që duan të sqarojnë ndonjë raport të rëndësishëm. Nuk duhet të harrojmë se Marsi është në shenjën e Dashit deri më 14 shkurt dhe ju shtyn të hidheni në veprim. Nëse në çift ka ndodhur ndonjë tradhti, ka ardhur momenti të flisni me sinqeritet me partnerin. Fundjave 15-17 shkurt pritet të sjellë një tërmet të lehtë në aspektin e ndjenjave. Këto do të jenë edhe ditët më të tensionuara të muajit.

DEMI/ Pozicionimi i planetëve është i shkëlqyer edhe në aspektin e ndjenjave. Të lindurit në shenjën e Demit janë mjaft të matur në dashuri, madje, mund të qëndrojnë gjatë vetëm. Disa këshilla janë të rastit në këtë aspekt. Beqarët duhet të dalin sa më tepër e të krijojnë njohje të reja, pasi do ta kenë të lehtë ta lënë veten të lirë dhe të përfshihen në romanca pasionale. Ata që janë ndarë vitin e kaluar duhet të kenë më tepër besim te dashuria dhe t’i lënë vend raporteve të reja dashurore. Nëse doni të bëni sërish për vete partnerin, gjithmonë nëse dëshira është reciproke, mund ta hidhni hapin pas datës 14 shkurt.

BINJAKËT/ Në aspektin e ndjenjave, nuk duhet t’i zgjasni më tej situatat e tensionuara të janarit, edhe pse mund të gjendeni në vështirësi financiare apo familjare. Në fakt, duhet të tregoheni të kujdesshëm gjatë gjithë vitit për sa u përket çështjeve ligjore. Dashuria është disi nën trysni, por mund të përpiqeni të rimëkëmbni. Ata që janë vetëm në këtë periudhë do ta mbajnë mendjen te histori imagjinare apo të pamundura. Ata që do të martohen duhet të bëjnë kujdes me çështjet financiare apo me pasuritë e patundshme.

GAFORRJA/ Në aspektin e ndjenjave, jeni në pozitë të vështirë. Kur pozicionimi i planetëve nuk është i favorshëm, është më mirë që të tregoheni tolerantë dhe të mos vini re shumë gjëra. Rivaliteti në dashuri është i kotë. Nëse marrëdhënia juaj në çift ka pësuar një tronditje të fortë, është e udhës që të përpiqeni ta rimëkëmbni. Raportet që do të lindin gjatë këtij muaji, me gjasë do të jenë të rastësishme. Kini kujdes edhe me tradhtitë, sidomos meshkujt e shenjës së Gaforres, pasi prirja për të qenë të pabesë do të amplifikohet në këtë periudhë. Çiftet që kanë hyrë në rutinën e përditshme nuk duhet të bisedojnë vetëm për paratë dhe të lënë pas dore ndjenjat.

LUANI/Në dashuri, situatat e tensionuara do t’i kapërceni lehtë. Marrëdhëniet e krijuara dy muajt e fundit janë të rëndësishme. Nëse jeni pjesë e një historie të ndërlikuar apo i druheni ndjenjave, pasi jeni ndarë rishtas, duhet ta lini veten të lirë. Nuk keni pse t’i mohoni vetes ndjesi dhe emocione të reja. Kujdes me marrëdhëniet paralele apo me miqësitë që shndërrohen në diçka tjetër. Në rastet e çifteve të konsoliduara, gara mes njëri-tjetrit, ngacmimet apo mëritë e së shkuarës, duhet t’i hidhni pas shpine dhe të gjeni ekuilibrin në çift. Në këtë aspekt, 10 ditët e para të muajit mund të jetë më të vështira, me debate e mosmarrëveshje. Kujdes edhe më datë 24, kur dashuria mund të marrë një kthesë të papritur.

VIRGJËRESHA/ Marrëdhëniet sentimentale do të jenë në përmirësim të ndjeshëm në raport me muajin e kaluar. Pra, nëse jeni një histori të bukur dashurie, nuk keni pse të druheni. Nëse po kërkoni dashurinë, edhe pse mes kontradiktash të brendshme, duhet ta lini veten të lirë. Nëse jeni ndarë rishtas dhe mendoni se nuk është e mundur të keni një raport të qetë, duhet të përpiqeni ta kapërceni këtë ndjesi dhe të përballeni me gjendjen aktuale. Është e udhës që të ndryshojnë disa dinamika të jetës në çift. Nëse shikoni se po bëni shumë debate me partnerin, hapni rrugë dhe mos dëmtoni marrëdhënie që mund të jenë shumë të rëndësishme në të ardhmen e afërt.

PESHORJA/ Nuk do ta keni të lehtë të çlironi zemrën gjatë shkurtit. Nëse jeni shpesh në garë me partnerin për të nxjerrë në pah se cili prej jush është më i zoti, duhet të bëni kujdes se gjakrat mund të nxehen së tepërmi. Nëse jeni në një histori dashurie dhe keni mëdyshje për vijimësinë e saj, do t’i jepni fund tani, ose e shumta deri në fund të muajit. Nëse dikush prej jush do të dashurohet në shkurt, duhet të bëjë kujdes nga zhgënjimet dhe duhet të jetë i vetëdijshëm se raportet e lindura në këtë periudhë do të jenë “me kohë të pjesshme”.

AKREPI/ Ndjenjat do të jenë në plan të parë, sidomos pas datës 10. Çiftet në krizë, nëse e kanë përballuar trysninë e madhe të vitit 2018, duhet të ulen e të logjikojnë. Edhe nëse jeni në prag të ndarjes, ka vend për ripërtëritjen e raportit. Nëse jeni pjesë e një historie me tre protagonistë, duhet t’i kthjelloni mirë ndjenjat tuaja. Datat 18 dhe 19 shkurt do të jenë dy ditë disi të ndërlikuara, pasi do të përcillni edhe në punë problematikat e marrëdhënies në çift, sidomos nëse jeni në ndonjë proces gjyqësor me ish-partnerin/en.

SHIGJETARI/ Në aspektin e ndjenjave, një histori e fshehtë mund të shndërrohet në një angazhim zyrtar. Nëse një raport nuk shkon si duhet, do të përpiqeni të gjeni një zgjidhje. Nëse keni pasur probleme ligjore apo ndonjë bllokim financiar, duhet të luftoni për të fituar të drejtën tuaj, sidomos në rastet e ish-bashkëshortëve që janë në proces gjyqësor. Në vitet e rëndësishme si 2019-ta, në mënyrë paradoksale, si ndarje dhe martesa sjellin të njëjtin rezultat: një paqe të madhe brenda vetes. Nëse hiqni një barrë të rëndë nga supet apo nëse gjeni partnerin e duhur për të vënë në zbatim projekte jete, optimizmi do të jetë shoqëruesi i rrugëtimit tuaj.


BRICJAPI/ Dashuria do të sjellë raste të reja dhe mundësi të mira. Çiftet që janë bashkë prej kohësh, por që nuk e kanë zyrtarizuar lidhjen, shkurti është muaj mjaft i favorshëm. Sigurisht, shumëçka varet nga personi që keni në krah. Ju kërkoni sqarime, konfirmime dhe premtime për të ardhmen. Nëse ka besim reciprok, do të ecni përpara. Në të kundërt, është më mirë të mos e tërhiqni së tepërmi litarin, se mund të këputet, sidomos në dy javët e para të shkurtit. Ndërsa data 24 do të jetë mjaft e favorshme për të bërë një bilanc të marrëdhënies në çift. Ky muaj është pozitiv edhe për njohjet e reja. Edhe pse jeni mosbesues, mos e ktheni kokën mënjanë, nëse dikush ju tërheq vëmendjen.

UJORI/ Dashuria do të jetë protagoniste në periudhën mes shkurtit dhe marsit. Kështu, i ftoj të gjithë ata që janë vetëm të dalin në takime të reja, të shkojnë në vende të këndshme me shumë njerëz. Edhe pse Venusi do të hyjë në shenjën tuaj prej muajit të ardhshëm, jeta në çift po shkon më mirë që tani. Nëse dëshironi të bëheni me fëmijë, është periudhë mjaft e favorshme. Planetët u vijnë në ndihmë edhe atyre që duan t’i thonë “lamtumirë” njëri-tjetrit.

PESHQIT/ Historitë e dashurisë janë më të qëndrueshme në raport me muajin e kaluar. Jo të gjithë, por shumë prej të lindurve në shenjën e Peshqve, nëse nuk ndihen të dashuruar në çift, mendojnë për një tradhti, ose e konkretizojnë atë. Kjo është mënyra e tyre për t’i dhënë një mësim partnerit, edhe pse nuk kanë në plan të ndahen, sipas living. E shohin si një hakmarrje morale. Kujdes, nëse keni dy histori paralele, nuk do ta keni të lehtë të mbani situatën në kontroll. Keni hasur probleme që muajin e kaluar. Nëse keni dëshirë të jetoni lumturisht përkrah dikujt, nuk do të hasni asnjë pengesë.

Article Logic
Execution time: 0.0021188259124756