INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndarjet e bujshme! Nga Klaudia Pepa, Era Istrefi e deri te Bora Zemani! Këta janë VIP-at SHQIPTARË që u ndanë gjatë 2018-ës [FOTO]

Ndarjet e bujshme! Nga Klaudia Pepa, Era Istrefi e deri te Bora Zemani! Këta janë VIP-at SHQIPTARË që u ndanë gjatë 2018-ës [FOTO]

Publikuar më: 20:18 31-12-2018

Ndarjet e disa prej vipave shqiptarë zunë një faqet kryesore në mediat rozë. Këtë vit shumë mardhënia disa vjecare përfunduan nga arsye të ndryshme dhe normalisht sekrete.

Eneda Tarifa dhe Erjon Zaloshnja

neda.jpg

 

Eneda Tarifa dhe partneri i saj prej shumë vitesh, Erjon Zaloshnja i dhanë fund martesës 18-vjecare. Asnjëri prej tyre nuk ka folur publikisht për këtë gjë, por të gjithë uhabitën nga kjo ndarje pasi ata gëzonin një marrëdhënie shumë të shëndetshme, sipas miqve më të afërt.

Jonida Maliqi dhe Gent Prizreni

maliq.jpg

 

Martesa e gjatë e Jonida Maliqit dhe biznesmenit Gent Prizreni mori fund pas 17 vitesh. Këngëtarja, e cila është treguar gjithmonë e rezervuar për jetën private ka preferuar të heshtë në lidhje me arsyet e ndarjes por ka deklaruar: “Në momentin që pretendon të nisësh një marrëdhënie pritet jo që të përfundojë, por t’i shkosh deri në fund. Rasti im nuk ishte i tillë, jeta kështu është”.

Albi Nako & Klaudia Pepa

FET.jpg

 

Pas shumë kohe së bashku, koreografi Albi Nako dhe balerina shqiptare Klaudia Pepa i dhanë fund romancës së tyre shumëvjeçare , duke përfunduR në divorc. Ishin vetë artistët që pranuan ndarjen me deklaratat e tyre mirëpo gjithmonë duhet theksuar se raporti i mirë mes tyre vazhdon edhe sot, marrëdhënie kjo qe nuk haset shumë shpesh tek ndonjë çift i ndarë.


Bora Zemani dhe Vin Veli.

N.jpg

 

Ndarja mes Borës dhe Vin Velit ishte padyshim një nga më të bujshme në botën e shoWbizit. Moderatorja dhe Dj i njohur i dhanë fund marrëdhënies së tyrë disavjecare. Sipas të dyve, ndarja erdhi dhe pse ata u përpoqën që t’ja dilnin.


Beatrix Ramosaj & Ervi Cenolli

trit.png

 

Ndarja e këngëtares Beatrix Ramosaj nga partneri i saj Ervi Cenolli ishte po ashtu një temë mjaft e diskutuar në mediat rozë. Mirëpo, pavarësisht pyetjeve për arsyen e ndarjes së papritur, këngëtarja Ramosaj kishte vendosur të mos zbulonte ndonjë detaj por duke përmendur që vazhdon të ruaj respektin për ish të dashurin. U aludua që projekti i saj “Pa ndjenjë” ishte një projekt kushtuar ish-it, klip ky që u përfol edhe për skena të nxehta që përmbante.


Faton Shoshi & Era Istrefi

ERRE.jpg

 

Faton Shoshi dhe Era Istrefi, i dhanë fund mardhënies së tyre gjatë vitit 2018 për arsye ende të paqarta. Këngëtarja e cila na bëri krenarë të gjithë shqiptarëve me këngën e saj “Bon Bon” arriti të fitojë miliona klikime ku edhe debutoi në tregun ndërkombëtar, sipas lapsi.al. I gjithë suksesi që arriti ndodhi falë menaxherit (Fatonit), i cili njëherësh ishte edhe i dashuri i këngëtares. Lidhje kjo e cila u mundua të mbahej e fshehur. Por, pas shumë sukseseve dhe bashkëpunimeve shumëvjeçare erdhi edhe tek ndarja personale ashtu edhe tek ajo profesionale.

Article Logic
Execution time: 0.0043540000915527