INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndarjet më të bujshme të Showbiz-it këtë fundvit. Janë femrat që kanë kërkuar ndarjen [FOTO]

Ndarjet më të bujshme të Showbiz-it këtë fundvit. Janë femrat që kanë kërkuar ndarjen [FOTO]

Publikuar më: 12:21 27-03-2017

Këto VIP-a janë në kërkim të dashurisë këtë vit!


Ndarjet janë gjithmonë të dhimbshme për këdo, por e tyre bëri bujë të madhe edhe në publik. Muajt e fundit për disa nga emrat e njohur të skenës shqiptare nuk kanë qenë aq të mirë. Disa prej tyre, mjaft të preferuar për publikun, u kanë dhënë fund historive të tyre të dashurisë. Disa kanë qenë lidhje të gjata, saqë na lanë përshtypjen se dashuria mes tyre nuk do mbarojë kurrë. Por mesa duket e kemi pasur gabim. INtv ka përzgjedhur disa nga ndarjet më të përfolura të personave publikë shqiptarë për muajt e fundit, të iniciuara nga femrat.

 

c6e2219f-cebd-47be-b2fe-abd035194f73---0.jpg

Flori Mumajesi dhe Elvana Gjata janë një dyshe mjaft simpatike marrdhënia e të cilëve është përfolur për një kohë të gjatë në media. Edhe pse ata janë shfaqur kudo së bashku, në koncerte dhe në përditshmëri, kurrë se kanë pranuar dashurinë e tyre publikisht. Por, një lajm i ri ka bërë bujë kohët e fundit. Flori dhe Elvana kanë zbuluar nëpërmjet postimeve rrjete sociale, se i ka dhënë fund çdo lloj bashkëpunimi mes tyre, qoftë në muzikë ashtu edhe në jetën sentimentale. Kjo e fundit është larguar jashtë vendit, me përpjeke për të hyrë në tregun ndërkombëtar, ndërsa Flori këtë periudhë ka anuluar çdo koncert duke u shpërngulur kështu në Kosovë. Mesa duket ai që po e vuan më shumë ndarjen është Flori.

beatriksss.png

Përveçse një këngëtare mjaft e talentuar, Beatrix Ramosaj tërheq vëmendje edhe për bukurinë e saj. Romanca e parë e këngëtares dukej si ato nëpër filma, e bukur dhe mjft serioze. Në instagramin e këngëtares shihnim vetëm dhurata të bukura, udhëtime romantike, pra çdo gjë përcillte ajo dhe i dashuri i saj Ervi ishte vetëm lumturi. Mesa duket edhe kësaj përralle i ka ardhur fundi. Këngëtarja ka fshirë çdo foto nga rrjetet sociale dhe nuk ka pranuar të flasë asnjëherë publikish për arsyet e ndarjes.

olta2.jpg

Olta Gixhari, aktorja seksi di gjithmonë të provokojë me gjithçka që bën. Mjaft sensuale është shfaqur në rrjete sociale, ku së fundi një foto e saj pa të brendshme bëri bujë në internet. Aktorja ka qenë në lidhje dashurie me një djalë jo të famshëm, por shumë vite më i ri në moshë se ajo. Foto që postonte 22 vjeçari dhe aktorja vërtetuan marrëdhënien mes tyre. Ndërsa vetë Olta tani i ka fshirë të gjitha fotot me ish-in e saj. Në intervista të ndryshme, teksa është pyetur për këtë lidhje ajo nuk preferon të flasë, dhe i shmanget pyetjes duke thënë se ka një vit që jeton vetëm. Në YFSF, Olta po provokon shumë me veshjet e saj transparente, ndoshta është një strategji për të kapur “mat” dikë tjetër.

1.jpg

Dukeshin një çift mjaft i lumtur pasi dashuria e tyre po shkonte drejt kurorëzimit. Bëhet fjalë për këngëtarin Noga dhe aktoren Kristela Gjoka, të cilët i dhanë fund marrëdhies së tyre 3 javë pasi u martuan. Ishin të shumta hamendësimet për këtë ndarje. Noga deklaroi në media se balerina e la sepse nuk mori atë që dëshironte, pasurinë e tij. Kjo, për arsye se ai bëri një kontratë paramartesore. Ndërsa versioni i Kristelës është ndryshe, ajo është shprehur se i ka dhënë fund për shkak se familja e tij nuk e donte. Këngëtarja ishte shtatzënë që para martesës, por ajo e ka abortuar fëmijën menjëherë pas ndarjes. Kjo është një ndër arsyet pse “lufta”, mes tyre vazhdon ende. Noga e ka paditur ish-bashkëshorten për shkak se mori një vendim të tillë pa dijeninë e tij. Plagët nga këto ndarje ende nuk janë mbyllur sidomos për meshkujt të cilët duket se janë “viktima” në këto raste që përmendëm më lart. Megjithatë, ato tashmë janë sërish beqarë, dhe në kërkim të lumturisë.

Article Logic
Execution time: 0.0038390159606934