INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndarjet që na kanë thyer zemrën gjatë vitit 2019-të [FOTO]

Ndarjet që na kanë thyer zemrën gjatë vitit 2019-të [FOTO]

Publikuar më: 16:47 05-06-2019

2019 nuk ka qenë shumë i ëmbël për disa nga personazhe të njohur të showbizit. Shumë zemra janë thyer dhe ndoshta shumë lot janë derdhur. Fillimi i 2019 ka qenë një vit i vështirë për disa vip-a të showbizit, pasi shume çifte janë ndarë deri më tani.

Komediani i njohur Pete Davisdsion u nda me aktoren Kate Beckinsale pas 4 muajsh lidhje. Ka qenë Kate që i dha fund marrëdhënies pasi ishte e shqetësuar nga ndërhyrja e mediave në marrëdhëniet e tyre, kështu që ajo vendosi t’i japë lamtumirën komedianit të ri. Burime nga familja e çiftit të njohur thonë se ata vazhdojnë të mbeten ende shokë, por historia e tyre e dashurisë ka përfunduar tashmë. Lajmi duket i papritur në një kohë që vetëm 1 muaj më parë Beckinsale foli për marrëdhënien e saj me Davidson në një intervistë për “Los Angles Times”.

1.2.jpg

 

2019 nuk ka qenë një vit i mirë për këngëtaren Demi Lovato nga ana emocionale. Këngëtarja 26 vjeçare dhe dizajneri Henry kanë shkëputur marrëdhënien e tyre katër muaj pasi nisën lidhjen. Demi dhe Henry u lidhën fillimisht në nëntor pasi u panë në darkë në një restorant sushi në Los Angeles, shumë shpejt pasi Demi doli nga rehabilitimi. ‘People’ka shkruan se edhe Henry ishte i varur dhe abuzonte me lëndët narkotike dhe se Demi vendosi që më mirë t’i jepte fund kësaj lidhje dhe të mbante afër vetes njerëz që e shtynin drejt gjërave të mira dhe pozitive.

2.3.jpg


Një ndarje që ka bërë zhurmë është ndarja e Adele me bashkëshortin e saj Simon Konecki, 3 vite pasi u martuan në fshehtësi të plotë. Këngëtarja u martua me Koneckin, sipërmarrës i një shoqate bamirësie, në vitin 2016 pas 5 vitesh lidhjeje. Çifti tha se kërkon privatësi dhe nuk dha detaje të mëtejshme mbi arsyet e ndarjes, por ata u shprehën se do të angazhohen maksimalisht për rritjen e djalit të tyre 6-vjeçar.

3.jpg

Edhe Lady Gaga i dha fund marrëdhënies me të fejuarin e saj në shkurt të 2019-ës. Sipas burimeve afër saj mësohet se arsyeja se përse çifti i kanë dhënë fund fejesës kanë qenë mosmarrëveshjet mes tyre. Dyshimet e para për këtë ndarje hedhur pasi Gaga prej kohësh nuk e mban me unazën gjigande të fejesës. Gjithashtu në evente të ndryshme ku ka qenë pjesë këngëtarja, i fejuari i saj nuk ka qenë i pranishëm.

4.1.jpg


Ka marr fund edhe romanca mes këngëtares Rita Ora dhe aktorit të njohur, Andrew Garfield në mars të këtij viti. Këngëtarja 28-vjeçare thuhet se ndihet e shkatërruar nga vendimi i Garfield për t’i dhënë fund lidhjes së tyre pas katër muajsh lidhje. Aktori i njohur nuk donte ta vazhdonte këtë marrëdhënie pasi lidhja e tyre po komentohet shumë në media dhe ai nuk e duronte dot gjithë këtë presion.

5.2.jpg


Fatkeqësisht është ndarë edhe modelja Kendall Jenner me Ben Simmons pas më shumë se një viti lidhje. Nuk ka një arsye të fortë për ndarjen e tyre, por thjesht ata kuptuan që janë më mirë pa njëri-tjetrin dhe mesa duket Kendall nuk është mërzitur aspak për këtë gjë, por ajo po shijon më së miri kohën me miqtë e saj.

6.4.jpg

 

Zyrtarisht, ka përfunduar gjithçka mes artistes së njohur të muzikës botërore Fergie dhe bashkëshortit të saj, aktorit Josh Duhamel.Dyshja që pranoi ndarjen 2 vite më parë, në shtator të 2017-ës, tashmë kanë firmosur divorcin, që i dha fund bashkëjetesës së tyre 8-vjeçare. Ky lajm është bërë publik vetëm para 3 ditësh.

7.2.jpg

 

Ndërkohë që një ndër historitë më të bujshme në media është ajo e Khloe Kardashian me Tristan Thompson. Ky i fundit e ka tradhëtuar disa herë ylli i reality shoë dhe mesa duket Khloe është ndarë përfundimisht 10 muaj skandalit të tradhëtisë. Sipas burimeve për ‘Radar’, Khloe dhe Tristan janë duke jetuar shumë larg njëri-tjetrit dhe ajo ndihet më mirë si një mama beqare. Tradhtia e tij m shoqen e ngushtë të Kylie Jenner, Jordyn Woods, ka bërë që ajo të mos mendohet dy herë, por që t’i jap fund njëherë e përgjithmonë marrëdhënies së tyre.

8.3.jpg

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0038490295410156