INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndarjet vazhdojnë.... Zbuloni yllin e “Fifty Shades of Grey”  që i dha fund lidhjes [FOTO]

Ndarjet vazhdojnë.... Zbuloni yllin e “Fifty Shades of Grey” që i dha fund lidhjes [FOTO]

Publikuar më: 10:46 08-06-2016

Ndarjet mes  çifteve të Showbizz-it vazhdojnë....

 Këtë herë janë  Dakota Johnson dhe Mathew Hitt të cilët thuhet se i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre. Ylli i “Fifty Shades of Grey” raportohet t’i  ketë dhënë fund marrëdhënies së tyre e cila i kishte fillimet në korrik të vitit 2014. Edhe pse u përfol për një ndarje në fillim të vitit 2015, gjatë kohës kur Dakota ndodhej në xhirimet e filmit “Fifty Shades of Grey”, vetëm disa muaj më vonë ata u ribashkuan. Një burim ka deklaruar për “Just Jared” se Dakota dhe Mathew kanë patur një lidhje jo të rregullt gjatë këtyre dy viteve. Fakti që nuk kishin mundësi ta shihnin shpesh njëri-tjetrin kohët e fundit për shkak të angazhimeve të ngarkuara ndikoi në ftohjen e marrëdhënies së tyre. Momentalisht Dakota  ndodhet në Vankuver në xhirimet e filmit të saj të fundit, ndërsa Matthew po përgatitet për turneun veror së bashku me grupin e tij”.

Article Logic
Execution time: 0.0033948421478271