I njohur si Toni, biznesmeni shqiptar nga Maqedonia Mentor Ajdini është qëlluar mbrëmjen e djeshme në mes të Vjenës.
Ai u përfol si personi që ndau Marina Farën nga ish i fejuari. Madje ata edhe u shfaqën në të njëjtën tavolinë bashkë . Edhe pse më vonë Marina u shfajësua duke thënë se nuk e njihte atë mashkull, madje e quajti edhe majmun, sërish Toni u cilësua shkaktar i ndarjes së saj. “Atë lloj majmuni nuk e kam parë më shumë se dy herë në jetë ”, tha ajo.
Qytetarë shqiptarë në Vjenë që e njohin atë kanë shkruar pranë redaksisë së JOQ dhe konfirmojnë se Vjenës, ndodhet në rrezik për jetën.
Mësohet se natën e mbrëmshme, Mentor Ajdini është qëlluar me breshëri automatiku në një lokal nga persona ende të paidentifikuar dhe ndodhet në rrezik për jetën në spital.
Ajdini ka dhjetëra lokale të tijat në të gjithë Vjenën dhe sipërmarrje të ndryshme.