Sinan Hoxha është ndër këngëtarët më të kërkuar në dasma e koncerte, por në një intervistë në emisionin “Pardon my French”, ai tregon se ka patur një rast kur ra në borxhe për shkak të pandemisë.
“Artistët kanë qenë më të diskriminuarit gjatë pandemisë. Një muaj para se të ndodhte e gjithë pandemia unë bëra një blerje me mendimin që në dy-tre muajt në vijim do punoja dhe do laja borxhin dhe jo vetëm që nuk e lava po u futa dhe në borxh për të kaluar muajt, pasi nuk këndova fare për dy vite”, rrëfeu këngëtari.
Si rrallëherë Sinani është ndalur të flasë për jetën e tij private. Këngëtari u shpreh për Andrrën se është një grua e mrekullueshme, por sa i përket një fëmije të tretë ai nuk e dëshiron për momentin.
“Ime shoqe ka qenë një bekim, nuk e di nga më ka ardhur që kam marrë një grua të mrekullueshme. Mendoj që kam gruan më të mirë në botë deri sot. Zakonisht kur jua thua grave a do dhe një fëmijë të tretë thonë jo, po në këtë rast jam unë ai që them jo. Është një obligim i frikshëm. Unë jam mashkulli i vetëm, të paktën te artistët, i cili që ditën që jam fejuar, nëse është ora 21:00 jam në shtëpi, përveç ditëve kur kam koncert”, tha Sinani.