INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndër të paktat! Këngëtarja shqiptare e pranon hapurazi se ka bërë operacione plastike: ‘’Është normale...’’

Ndër të paktat! Këngëtarja shqiptare e pranon hapurazi se ka bërë operacione plastike: ‘’Është normale...’’

Publikuar më: 20:32 27-05-2019

Ana Kabashi është një nga këngëtaret më të reja që ka hyrë fuqishëm në tregun muzikor.

Përveç kësaj ajo është nga të paktat personazhe publike të cilat disa të vërteta i ka thënë hapur për mënyrën se si funksionon industria e muzikës.

Në emisionin “Thumb”, Ana ndaloi të fliste edhe për një fenomen shqetësues që i përket botës së showbizz-it. Shumë prej personazheve nuk i pranojnë ndërhyrjet plastike që kanë bërë në trupin apo fytyrën e tyre, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën.

E pyetur në lidhje me operacionet plastike të cilat është ndër të vetmet këngëtare që i ka pranuar, Ana u shpreh për këtë fakt se:

“Është normale ta thuash se i kam bërë sepse vërehen ndryshimet. Për mu nuk është diçka absurde, sepse sa të rrish para pasqyrësh të thush nuk e kam këtë se kam atë, bëje o vlla. Sa ta mbajnë xhepi mbaje.

Por nuk është se ma ka kthy vetëbesimin. Atëherë kam qenë ma e vogël dhe kam mendu ma ndryshe, por po të rikthehesha e kisha lan kështu, nuk e kisha ba kurrë. Njerëzit janë gjithmonë të pakënaqur sepse edhe nëqoftëse e ke ba hundën ti njerzit do të gjejnë diçka.“- përfundoi Ana.

 

Article Logic
Execution time: 0.0051901340484619