Shkencëtarët e Universitetit të New York kane kapur në kamera një moment mjaft ndërgjegjësues në lidhje me ngrohjen globale. Ky moment ka të bëjë me shkëputjen e një Iceberg-u gjigand me madhësinë e Manhatan nga fjordet e Groenlandës.
Levizja e nivelit të detit në atë moment kur Iceberg-u shkëputet është i tmerrshëm dhe mjaft ndërgjegjësues. Njeriu duhet të veprojë shpejt sepse ngrohja globale mund të rrezikojë vetë ekzistancën tonë si specie në të ardhmen.