Të gjithë e dimë se sa “jetësore” janë ndërhyrjet plastike në showbiz.
Ka shumë të ngjarë që të të duhet të bësh patjetër një operacion në hundë që të jesh “in” në këtë biznes.
Bisturisë nuk i ka shpëtuar as Roza Lati,por ndryshe nga të tjerët, ajo ka një arsye më të vlefshme për ta bërë.
Ndoshta të njëjtën gjë do të bënte kushdo që e ka thyer hundën në pishinë. E ndodhur në ambientet e Klinikës Keit, ku do të bëjë edhe ndërhyrjen, Roza është treguar shumë e hapur me ndjekësit duke iu thënë se do të bënte një ndërhyrje plastike, por ndryshe nga sa pritej nuk ishte gjoksi por hunda. Shpresojmë që gjithçka të shkojë mirë gjatë operacionit dhe Roza të jetë e kënaqur me rezultatin në hundën e re.
>