Finalja e madhe e Eurovision 2018 do te jete një nate e paharrueshme për të gjithë shqiptarët. Kjo pasi këtë herë në skenë ngjiten 3 shqiptarë. Eugen Bushpepa me këngën “Mall” duke përfaqësuar Shqiperine, Eleni Foureira me këngën “Fuego” me përfaqësim Qipron edhe Ermal Meta Italinë me këngën “Non Mi Avete Fatto Niente” në bashkëpunim me Fabrizio Moro.
Një ditë para finales të madhe, Ermal Meta i tregon të gjithëve sesa krenar është prejardhjen e tij. Ai ka postuar në profilin e tij në Twitter dy foto ku shihet në një krah Elenit dhe një tjetër krah Eugentit. Mbishkrimi në foto ishte akoma dhe më bukur: “Albanians” dhe Albanians Part 2”. Epo tashmë gjithë bota e di se të 3 janë shqiptarë. Fitoftë më i miri edhe pse qejfi na e ka Eugenti!/intv.al/
#albanians ?? pic.twitter.com/kPmfowF51G
— Ermal Meta (@MetaErmal) May 11, 2018
#albanians parte 2 pic.twitter.com/j2g6avCj7n
— Ermal Meta (@MetaErmal) May 11, 2018