Eugent Bushpepa, padyshim ishte zëri më i bukur i Eurovisionit, pavarësisht se nuk arriti të marrrë vendin e parë ai na bëri të gjithëve krenarë me performancën dhe vokalin e përkryer mbrëmjen e djeshme në finalen e Eurovisionit.
Megjithëse Shqipëria u rendit në vendin e 11-të, Bushpepa “mbretëroi” në skenën e Eurovisionit dhe mbështetja nga shqiptarët ishte e pakufizuar.
Mbështetjen për vendin e tyre shqiptarët e kanë demonstruar edhe ën votimin online të shteteve në faqen zyrtare të Eurovizion.
Hashtaget #ALB mbushën të gjithë chatin online, por si gjithnjë shqiptarët do bien në sy me komentet e tyre të pazakonta.
Një shqiptar ka komentuar prirjet e tij partiake me shprehjen epike të mbështetësve të Partisë Demokratike.
“Rroft Sali Berisha”, komentoi shqiptari, i cili e shoqëroi komentin me disa emoji me dy gishtat lart.