Shumë nga personazhet publikë shqiptarë iu janë larguar temperaturave të nxehta duke zgjedhur vendet bregdetare.
Edhe moderatorja kosovare Liberta Spahiu ka bërë të njëjtën gjë pasi ndodhet jashtë me miqtë e saj. Ndërkohë që përflitet për një lidhje mes saj dhe Flori Mumajesit, ata të dy aktualisht janë fokusuar në gjëra të ndara. Ndërkohë që producenti i kalon mëngjeset duke u kujdesur për kopshtin e shtëpisë së tij dhe pjesën tjetër të ditës ia kushton muzikës, moderatorja po shijon ditë relaksi në plazh.
Madje 32 vjeçarja i ka ngritur edhe më tepër temperaturat me pozat hot që poston në Instagram. Në ato të postuara së fundmi të jep përshtypjen sikur është topless. Mos ndoshta një mënyrë kjo për t'i berë zili Florit?