INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndërkohë që kemi moratorium, qytetari vret 30 rosa dhe krenohet

Ndërkohë që kemi moratorium, qytetari vret 30 rosa dhe krenohet

Publikuar më: 12:50 19-03-2017

Jemi të destinuar për t’i shkelur ligjet dhe për të! Një qytetari në Divjakë i ka ecur mirë gjuetia dhe ka vrarë plot 30 rosa. Me vendimin e nxjerrë nga qeveria për moratoriumin deri në vitin 2021, gjuetia është ligjërisht e ndaluar, por ky qytetar është krenar me shfarosjen e rosave që ka bërë dhe i ka publikuar ato në rrjetet sociale. Është për të ardhur keq që ka ndodhur në një park kombëtar si ai i Divjakës.

Që moratoriumi i gjuetisë në Shqipëri nuk po respektohet, këtë po e vërtetojmë çdo ditë e më shumë, por shpresojmë që këto raste të eliminohen.

Article Logic
Execution time: 0.0016520023345947