Vëllai i Leonardo DiCaprios vazhdon të jetë në kërkim nga policia.
Adam Farrar është në arrati dhe për të është ngritur tashmë një urdhër arresti pasi ai nuk është paraqitur në gjykatë në datën e para caktuar ndaj tij për akuzën e vjedhjes në bashkëpunim të disa sendeve me vlerë rreth 700 paund. 44-vjeçari është arrestuar më herët nga policia sëbashku me bashkëpunëtorin e tij Charity Moore, për t'u liruar më pas me kusht nga gjykata vetëm me masën detyrim paraqitje, por me sa duket Adam nuk e ka respektuar vendimin e gjykatës dhe sot ai gjendet në arrati. Në lidhje me këtë ngjarje ende nuk kemi një prononcim nga fituesi i çmimit Oscar, Leonardo DiCaprios.