Dafina Zeqiri është një nga këngëtaret më të njohura shqiptare. Së fundmi, ajo ka bërë të ditur se ka shkuar me pushime në ishujt Maldive. Ky është një destinacion shumë i preferuar nga VIP-at. Por në këtë vend ekzotik, këngëtarja nuk ndodhet vetëm. Ajo ka zbuluar përmes disa postimeve në Instastory se ndodhet në këto pushime me të ëmën dhe motrën e saj. “Edhe unë të dua”, ka shkruar Dafina në një foto ku mamaja i dhuron disa puthje nga pishina.