Ditët e fundit është diskutuar shumë rreth bashkëpunimit mes këngëtareve shqiptare me famë ndërkombëtare. Kërkesa e Bebe Rexhës, e cila ka kërkuar që të mbledhë të gjitha këngëtaret shqiptare me famë ndërkombëtare u bë virale dhe sigurisht nuk mund të ishim më të lumtur. Bebe ka përmendur Ritën, Duan dhe Ava Max në një status, duke i kërkuar që të bashkëpunojnë.
Ndërkohë që të gjithë presim bashkëpunimin e shumëpritur, projekti muzikor i këngëtares shqiptare Ava Max është pjesë e 15 klasifikimeve muzikore botërore duke shënuar një sukses të jashtëzakonshëm që në javët e para të publikimit. Megjithatë klipi i “Sweet But Psycho” nuk është lënë pa u kritikuar disa për shkak të skenave të shumta dhune duke u konsideruar një shembull negativ për të rinjtë si edhe fëmijët e vegjël të cilët e ndjekin.
Ava Max emri i vërtetë i të cili është Amanda Ava Koçi ka lindur në SHBA dhe është vajza e dy përindërve shqiptarë përkatësisht nga Tirana dhe Saranda por emigrantë politikë në Amerikë.