Ndërkohë që në shesh po vijon grumbullimi i mbështetësve të opozitës, për zhvillimin e protestës së 9 kombëtare, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të largohet nga Tirana.
Rama ndodhet në Sarandë dhe në mbrëmje do të marrë pjesë në koncertin e Carla Brunit në qytetin antik të Butrintit.
Kryeministri ka zgjedhur që të udhëtojë me helikopter dhe raportohet se ka zbritur në Ksamil.
Sipas raportimeve, forca të shumta policie kanë rrethuar Ksamilin për të evituar ndonjë përplasje të mundshme të shefit të qeverisë me mbështetës të opozitës.